Site icon Telegrafi

Nga shkatërrimi i banesës, kapja për flokësh dhe goditjet – publikohen imazhet e dhunës fizike të Johnny Depp mbi Amber Heard

Amber Heard dhe Johnny Depp (Foto: Getty Images/Guliver/Fairfax County Court)

Amber Heard ka ofruar dëshmi për dhunën fizike që ka ushtruar ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, janë përfshirë edhe disa fotografi të shkatërrimit të banesës dhe sjelljes së dhunshme të aktorit të famshëm.

Depp e kishte shkatërruar shtëpinë (Foto: Fairfax County Court)

Hamshori hollivudian madje e ka kapur për flokësh dhe e ka goditur ish-gruan e tij, ndërsa kjo e fundit posedon dëshmi për të gjitha këto.

Lexo po ashtu Johnny Depp padit ish-gruan Amber Heard, kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje

Dëshmitë e Amber janë dorëzuar në gjykatë, pas padisë së Depp për shpifje, me ç’rast kërkonte dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh (44 milionë euro).

Lëndimet që kishte pësuar Amber Heard (Foto: Daily Mail/Fairfax County Court)

Çifti i famshëm hollivudian u nda në vitin 2016, ndërsa aktorja ishte ankuar për dhunë familjare, teksa për të njëjtën gjë kishte shkruar në një artikull në Washington Post në dhjetor të vitit të kaluar.

Në shkrimin e saj, 32-vjeçarja pohonte se ka qenë viktime e abuzimit familjar, edhe pse emri i Depp nuk është përmendur specifikisht.

Dëshmi nga kapja për flokësh (Foto: Fairfax County Court)

Ekipi ligjor i Depp ka thënë se, sipas artikullit, 55-vjeçari ka ushtruar dhunë kundër Amber gjatë martesës së tyre, gjë që ai e mohon në mënyrë kategorike. Por, Heard tash ka ofruar dëshmi për këtë gjë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Amber Heard
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Johnny Depp
Exit mobile version