Telegrafi

Nga shitjet e Araujos dhe De Jongut, te zëvendësimi i Xavit dhe transferimet e verës – Deco flet për të gjitha

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka analizuar të tashmen dhe të ardhmen e Barcelonës në mediumin Esport3 dhe ka lënë të kuptohet se Rafa Marquez nuk konsiderohet opsioni për të udhëhequr Barcelonën sezonin e ardhshëm.

E tashmja dhe e ardhmja e Barcelonës ka qenë temë e ditëve të fundit në mediat botërore, ku theks të veçantë ka pasur zëvendësimi i Xavit, i cili ka deklaruar largimin në fund të sezonit.

Për zëvendësimin e Xavit, transferimet e reja, largimet dhe rinovimit ka folur së fundmi drejtori sportiv i Barcelonës, Deco.

“Ne nuk do të bëjmë nënshkrime të mëdha dhe trajneri i ri duhet ta kuptojë këtë. Ne kemi nevojë për një trajner që e di se çfarë është Barça dhe e kupton realitetin tonë aktual”, ka thënë fillimisht Deco për Esport3.

“Marquez? Ai po bën punën e tij dhe po rritet si trajner në ekipin rezervë. Ai nuk konsiderohet një trajner për të ardhmen e afërt. Marquez është një person që po rritet brenda klubit, por do të ishte trajner i ekipit të parë vetëm në rast urgjence”.

Lexo po ashtu Ëndrra e Laportas vdes me shpejtësi – trajneri ikonik nuk do t’i përgjigjet interesimit të Barcelonës

“Alex Garcia? Xavi ka thënë gjithashtu se e pëlqen publikisht. Humbja e Gavit ka qenë e vështirë. Do të përpiqemi ta minimizojmë tani me Christensen në mesfushë. Aleix Garcia është një lojtar i mirë, i cili mund të jetë mjaft i dobishëm. Do të shohim”.

“Zëvendësues i Busquets? Rodri është më i afërti, por City nuk do ta shiste atë. Kimmich është një tjetër lojtar i madh, i cili është në Bayern. Nuk ishte e lehtë as ta sillte atë”.

Përveç tyre, Deco ka folur edhe për shitjet e mundshme të Frenkie De Jong dhe Ronald Araujos, dhe një transferim të mundshëm të Kylian Mbappe.

“Shitja e Frenkie de Jong dhe Araujo dhe sjellja e Mbappes do të ishte një gabim dhe do ta bënte skuadrën më keq”.

“Xavi? Sezoni nuk ka përfunduar ende. Notat bëhen në fund të sezonit. Epoka e Xavit nuk ka përfunduar ende. Tani për tani unë i jap atij një 10 për gjithçka që ai po bën”.

Lexo po ashtu Shtatë zëvendësuesit e mundshëm të Xavit dhe reagimet e tyre për punën e trajnerit te Barcelona

“Autokritikë? Është e vërtetë që ka raste kur nuk kemi luajtur mirë ose nuk kemi qenë të qëndrueshëm. Nuk do të përdorim lëndimet si justifikim”.

“Lamine Yamal? Ne nuk kemi frikë se ai do të largohet. Ne kemi një kontratë për tetë vitet e ardhshme”, përfundoi drejtori sportiv i Barcelonës. /Telegrafi/