Site icon Telegrafi

Nga shënjestra e top klubeve evropiane, afër kalimit te Aston Villa

Leon Bailey raportohet se është afër që të transferojë Leon Baileyn nga Bayer Leverkusen.

Anësori anglez ka disa sezone që po tregon formë të lartë, duke marrë interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Chelsea, Manchester United, Liverpooli dhe Arsenali ishin tejet të interesuara, mirëpo duket se janë tërhequr nga gara për të.

Kështu, sipas asaj që raporton Sky Sports, Aston Villa ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Leverkusenit për Baileyn.

Anglezi që tre vite është në Bundesliga, derisa ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 18 asistime për klubin gjerman para ditëlindjes së tij të 24-të.

Një largim nga Leverkuseni në këtë verë duket i pashmangshëm dhe Aston Villa dëshiron t’i marrë shërbimet e tij, pasi Jack Grealish lidhet me largim. /Telegrafi/

Exit mobile version