Site icon Telegrafi

Nga saga me Mbappen, Real Madridi pritet të përballet me një të tillë edhe me Haalandin

Real Madrid mund të ketë përfunduar afatin kalimtar të verës pa nënshkrimin e Kylian Mbappes, por ekziston një besim i qartë mes gjigantëve evropianë se klubi mund të nënshkruajë me një sulmues të mirë verën e ardhshme.

Ndërsa francezi është objektivi kryesor për Los Blancos, klubi i ka vënë sytë edhe te Erling Haaland, i cili në dukje po bëhet lojtari më i mirë në botë.

Sipas një raportimi nga Diario AS, Manchester City është gati të rinovojë kontratën me norvegjezin deri në vitin 2028.

Lexo po ashtu Real Madridi ka filluar të marr anë nga Haaland, për arsye të vrazhdësisë së Mbappes

Kampionët e Ligës Premier dhe të Evropës duan të rrisin edhe rrogën e norvegjezit, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në Angli.

Duket se Man City po i frikësohet mundësisë që Haaland t’i bashkohet Real Madridit ose Arabisë Saudite në vitet e ardhshme.

Natyrisht, klubi anglez nuk ka ndërmend të humbasë ish-yllin e Borussia Dortmund, i cili shënoi 52 gola gjatë sezonit të tij të parë në klub.

Kohët e fundit, Haaland u vlerësua si lojtari i vitit për meshkuj nga UEFA, ndërsa sulmuesi i ri është gjithashtu në mesin e favoritëve për të fituar Topin e Artë. /Telegrafi/

Exit mobile version