Një kamerë e vendosur brenda një autoambulance në Boston, ka kapur momentin kur shoferi i një veture humb kontrollin mbi timonin në rrugën e rrëshqitshme, dhe rrokulliset disa herë në një autostradë në Peabody të Massachusetts.
Kamera e autoambulancës që po transportonte një pacient në spitalin e Bostonit, ka kapur momentin rrëqethës, transmeton Telegrafi.
Tim Crosbie, mjeku që ishte duke ngarë autoambulancën, arriti të devijoj që të shmang përplasjen direkte me veturën e rrokullisur që po i vinte nga ana e kundërt.
Madje autoambulanca u ndalë derisa në vendin e ngjarjes arritën mjekët dhe trajtuan shoferin e lënduar.
Bëhet fjalë për një 17-vjeçar që raportohet se nuk ka pësuar lëndime serioze.
Mjeku që ngiste autoambulancën është lavdëruar për reagimin e shpejtë, dhe që parandaloi një aksident akoma më të rënda. /Telegrafi/