Site icon Telegrafi

Nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi, 112 të vdekur (Foto)

Në jug-perëndim të Kolumbisë kanë vdekur 112 persona si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos. Ndërsa mbi 200 persona kanë mbetur të lënduar dhe një numër i madh njerëzish raportohen të zhdukur.

Deri tek rrëshqitja e dheut ka ardhur pas reshjeve të mëdha të shiut për orë të tëra dhe daljes së lumenjve nga shtretërit në provincën Putumayo.

Presidenti i vendit, Juan Manuel Santos, që ka marrë udhë për tek vendi i ngjarjes, ka thënë se ka angazhuar trupën ushtarake për t’u për marrë me katastrofën.

Guvernatori i regjionit, Sorrel Aroca, u ka thënë mediave kolumbiane se të gjitha lagjet janë shkatërruar.

Ndërsa Jose Antonio Sanchez, kryetari i Mocoas, kryeqyteti i provincës, ka thënë për radio Caracol se qyteti është izoluar komplet, dhe se për momentin është paralizuar jeta, pa rrymë e ujë.

A woman being carried by rescue workers

Marsi ishte muaj me të reshurat më të mëdha qysh nga viti 2011, sipas agjencisë meteorologjike të Kolumbisë.

Putumayo është në kufi me Ekuadorin dhe Perunë.

Për rreth Perusë, më shumë se 90 persona kanë vdekur që kur kam filluar viti, për shkak të rënave të pazakonshme këtë viti, njofton BBC.

Exit mobile version