Site icon Telegrafi

Nga Roma te Basel e Leverkusen, këto janë tetë skuadrat e para që kalojnë në 1/8 e finales në Ligën e Evropës

Liga e Evropës ka mësuar tetë skuadrat e para që kanë siguruar plasmanin në 1/8 e finales.

Dy ekipet gjermane Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg kanë kaluar tutje pas fitoreve edhe si mysafire ndaj Portos dhe Malmos.

Tutje ka kaluar edhe gjiganti italian Roma, që me rezultat të përgjithshëm 2-1 kanë eliminuar Gentin.

Përballje jashtëzakonisht interesante ka qenë edhe ajo mes Istanbul Basaksehir dhe Sporting Lisbonës, ku pas kohës shtesë klubi turk kaloi në raundin tjetër.

Tutje ka kaluar edhe Baseli i futbollistëve shqiptar Edon Zhegrova, Taulant Xhaka e Kemal Ademi.

Rangers, Basaksehir, Basel, Wolverhampton Wanderers, Bayer Leverkusen, Roma, Lask, dhe Wolfsburg janë tetë skuadrat e para që kanë siguruar plasmanin në 1/8 e finales në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Rezultatet: (Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para)

Braga – Rangers 0-1 (2-3)
Basaksehir – Sporting 4-1 (1-3)
Basel – APOEL 1-0 (3-0)
Espanyol – Wolves 3-2 (0-4)
Porto – Bayer Leverkusen 1-3 (1-2)
Gent – Roma 1-1 (0-1)
Lask – AZ Alkmaar 2-0 (1-1)
Malmo – Wolfsburg 0-3 (1-2)

Exit mobile version