Njihet si njëra nga skuadrat më të mëdha angleze dhe ka arritur të tregojë fuqinë e saj edhe në Evropë.
Liverpooli e ka gjetur vetën në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve.
The Reds do të luajnë në stadiumin e Kievit përballë Real Madridit ku do të synojnë triumfin e gjashtë.
Trofeu i parë erdhi në vitin e largët 1976-77 ku në finalen e Romës, Liverpool mposhti lehtësisht klubin gjerman Borussia Moenchegladbach 3-1.
Vetëm një edicion më vonë, The Reds triumfuan përsëri në këtë garë ku në Wembleyn historik mposhtën minimalisht 1-0 Club Brugge.
Liverpooli me rezultat minimal 1-0 fitoi edhe në edicionin 1980-81 ku mposhti rivalin e sotëm Real Madridin 1-0.
Në vitin 1983-84 Liverpooli u rikthye përsëri për të luajtur në Romë ndërsa kundërshtar kishin Giallorosët.
Ndeshja përfundoi pa fitues 1-1 ndërsa pas penalltive Liverpooli mposhti Romën 4-2 për ta marrë titullin e katërt.
Titullin e pestë e fituan me një përmbysje spektakolare në Stamboll, pasi ishin duke humbur 0-3 nga Milani dhe barazuan në pjesën e dytë për ta fituar trofeun pas ekzekutimit të penalltive 2-3.
Klubi anglez do të tentojë ta bëjë të vetin trofeun pas 13 viteve pritje. /Telegrafi/