Luka Modric ka folur pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit për të ardhmen e tij dhe rolin e tij të ri në skuadrën e Ancelottit. Ai gjithashtu ka folur për pensionimin dhe atë që mendon se duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit.
Në një intervistë për El Partidazo de COPE me Juanma Castano, mesfushori kroat ka thënë se synimi i tij ka qenë gjithmonë që ta mbyllë karrierën me Los Blancos.
“Gjithmonë kam thënë se do të doja të pensionohesha në Real Madrid. Do të ishte një ëndërr të pensionohesha në shtëpi, në klubin e jetës sime dhe shpresoj që kjo të ndodhë”, ka thënë fillimisht Modric.
“Unë kam fizikun dhe lojën për të vazhduar në elitë, nuk kam asnjë dyshim. Është folur shumë për moshën dhe kjo më shqetëson. Te Real Madridi luan më i miri, askush nuk luan me dekret. Tani ndihem i fortë, por kjo mund të ndryshojë në gjashtë muaj dhe nëse shoh, do të jem i pari që do të them jo”.
⚪️ @lukamodric10 en @partidazocope sobre su futura retirada
🤍 “Yo siempre he dicho que me gustaría retirarme en el @realmadrid”
👉🏼 “Es mi deseo, sería un sueño retirarme en mi casa, en el club de mi vida”
📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/lWebD0IuqZ
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) May 27, 2024
Roli i tij i ri në skuadër
Modric ka folur edhe për rolin e tij në skuadër si rezervist.
“Ka qenë e vështirë për mua të kuptoj dhe të marr rolin tim të ri. Nuk do të dorëzohem kurrë, mendoj se kam qenë shembull qëndrimi në çdo kuptim”.
“Mendoj se nuk i kam dhënë asnjë problem trajnerit apo askujt. Marrëdhënia ime me Ancelottin ka qenë pak a shume e mirë, si gjithmonë, me shumë respekt të mësoj dhe nuk jam dorëzuar kurrë”.
Në fund, Modric ka folur edhe për Topi i Artë të këtij viti, duke zgjedhur edhe lojtarin që do t’ia jepte çmimin më të madh individual në futboll.
“Unë do t’i jepja Topin e Artë dikujt nga Real Madridi. Favoritet janë Vinicius, Bellingham dhe Kroos. Për shkak të marrëdhënies sonë, afërsisë dhe kohës së bashku, do të doja t’ia jepja Tonit”, përfundoi kroati. /Telegrafi/