Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksesin e mini-albumit të saj më të fundit, “Bang”.
Ajo realizoi me klio këngën “Big” në bashkëpunim me reperin Gunna, në të cilin u shfaq me një veshje tradicionale shqiptare të modifikuar – kreacion i cili u punua nga Valdrin Sahiti.
Rita vendosi që këtë klip ta xhironte në Bullgari, me shpresën për të sjellë një frymë të mbarë Evropës Lindore në klipin e saj.
Ajo tani ka publikuar në kanalin YouTube një video, nga prapaskenat e xhirimeve të klipit “Big”.
Rita së bashku me valltarët e klipit të cilët gjithashtu u shfaqën me veshje tradicionale, xhiruan në qytetin e vjetër, Perkin, të Bullgarisë, shumë afër kryeqytetit bullgar, Sofia.
Më pas, në klipin e prapaskenave, ajo u shfaq duke xhiruar në një pellg me ujë, ku edhe pse temperaturat ishin në minus, ajo bëri të pamundur që të çonte deri në fund misionin e saj.
“Për videon muzikore”, dëgjohej ajo duke thënë përgjatë videos, duke treguar kështu sakrificat që po kalonte për të përfunduar xhirimet në kushte të tilla atmosferike.
Dhe në fund, Ora dhe ekipi i saj xhiruan pjesën finale në monumentin e famshëm bullgar, Buzludzha.
Objekti brutalist Buzludzha u ngrit në vitin 1974 për ta përkujtuar formacionin brutal të Partisë Komuniste Bullgare në vitin 1891. Çdo vit, më 1 shkurt, shteti i Bullgarisë mban një ditë nacionale të përkujtimit ku njerëzit mund të shkojnë për t’i nderuar viktimat e regjimit komunist. /Telegrafi/