Telegrafi

Nga qendra stërvitore e kombëtares zvicerane, flet mbikëqyrësi Steinmann: Florijana ishte ambicioze, humbën një lojtare të madhe

Lart mbi qytetin e Biel në Qendrën Kombëtare Sportive Magglingen e përditshmja zvicerane Blick u takuan me Claude-Alain Steinmann, që është  mbikëqyrësi i kësaj qendre, e që ishte thellësisht i tronditur nga vdekja e papritur e lojtares së kombëtares, Florijana Ismaili.

Ai tregon se si ishte Florijana dhe si stërvitej kur vinte në këtë qendër.

“Ajo ishte këtu kaq shumë herë dhe ishte një atlete e madhe. Ekziston një trishtim i madh në mesin e atletëve dhe punonjësve”, thotë ai.

Claude-Alain Steinmann, mbikëqyrësi i Qendrës Kombëtare Sportive

Steinmann kujdeset për atletët kryesorë që vijnë në Magglingen për t’u trajnuar.

Gjithkush e njeh atë si “Coco”. Ai është shpirti i mirë i atletëve të njohur, pasi u siguron libra gjatë natës, ushqim dhe transport.

Hidhërim dhe tronditje

Kur mendon për Florijana Ismailin, sytë e tij janë të mbushur me lot.

“Ajo ishte e mrekullueshme. Unë ende mund të shoh atë duke qeshur, karizmin e saj të madh”.

Florijana Ismaili (Foto: Instagram/_florij)

Ajo gjithashtu e kujton edhe sportivisht: “Ajo ishte shumë e shpejtë. Dhe ambicioze. Kemi humbur një lojtare të madhe”.

Ai tashmë është duke menduar për tubimin e ardhshëm të kombëtares zvicerane pë femra.

“Fermat do të stërviten më shumë për Florianën. Ato do të fitojnë për të”.

Florijana Ismaili (Instagram/_florij)

Florijana Ismaili erdhi me ekipin kombëtar rreth 15 herë në Magglingen. Ai tregon vendin ku stërvitej ajo: “Këtu ajo ka stërvitur çdo herë që ajo kishte një ndeshje në terren artificial para saj”.

Hera e fundit ai e pa futbollisten në prill. Meqë ekipi kombëtar erdhi për një xhirim fotografik. Ai e kujton më lotë në sy takimin e fundit me të. /Telegrafi/