Lart mbi qytetin e Biel në Qendrën Kombëtare Sportive Magglingen e përditshmja zvicerane Blick u takuan me Claude-Alain Steinmann, që është mbikëqyrësi i kësaj qendre, e që ishte thellësisht i tronditur nga vdekja e papritur e lojtares së kombëtares, Florijana Ismaili.
Ai tregon se si ishte Florijana dhe si stërvitej kur vinte në këtë qendër.
“Ajo ishte këtu kaq shumë herë dhe ishte një atlete e madhe. Ekziston një trishtim i madh në mesin e atletëve dhe punonjësve”, thotë ai.
Steinmann kujdeset për atletët kryesorë që vijnë në Magglingen për t’u trajnuar.
Gjithkush e njeh atë si “Coco”. Ai është shpirti i mirë i atletëve të njohur, pasi u siguron libra gjatë natës, ushqim dhe transport.
Hidhërim dhe tronditje
Kur mendon për Florijana Ismailin, sytë e tij janë të mbushur me lot.
“Ajo ishte e mrekullueshme. Unë ende mund të shoh atë duke qeshur, karizmin e saj të madh”.
Ajo gjithashtu e kujton edhe sportivisht: “Ajo ishte shumë e shpejtë. Dhe ambicioze. Kemi humbur një lojtare të madhe”.
Ai tashmë është duke menduar për tubimin e ardhshëm të kombëtares zvicerane pë femra.
“Fermat do të stërviten më shumë për Florianën. Ato do të fitojnë për të”.
Florijana Ismaili erdhi me ekipin kombëtar rreth 15 herë në Magglingen. Ai tregon vendin ku stërvitej ajo: “Këtu ajo ka stërvitur çdo herë që ajo kishte një ndeshje në terren artificial para saj”.
Hera e fundit ai e pa futbollisten në prill. Meqë ekipi kombëtar erdhi për një xhirim fotografik. Ai e kujton më lotë në sy takimin e fundit me të. /Telegrafi/