Site icon Telegrafi

Nga PZAP thonë se deri më tani s’kanë pranuar asnjë ankesë nga LVV, AAK dhe Nisma

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen maratonike, e cila u mbajt një ditë më parë, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të LVV-së, AAK-së e Nismës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.

Edhe pse këto parti politike nuk u certifikuan nga KQZ-ja dhe reagimit e tyre kanë qenë të menjehershme gjatë të premtes mbrëma, asnjëra nga këto parti deri më tani nuk kanë dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Lexo po ashtu KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës

Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin kryesuesi i sekretariatit të PZAP-s, Mulë Desku.

Sipas tij, deri më tani asnjë subjektë politikë nuk ka dorëzuar ankesë në PZAP.

“Deri më tani asnjë subjektë politikë nuk ka dorëzuar ankesë”, ka thënë shkurt Desku.

Ndryshe, reagime ka pasur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Nisma Socialdemokrate për mos certifikimin e tyre nga KQZ-ja.

Lexo po ashtu Pasi nuk iu certifikua lista zgjedhore nga KQZ, AAK do të ndjek rrugët ligjore

Ibrahim Selmanaj  nga AAK-ja tha se do të vazhdojnë të ndjekin rrugët ligjore.

Lexo po ashtu LVV: Daka veproi si marionetë në duart e kumbarëve - do të ankohemi në PZAP

Edhe LVV-ja kanë  paralajmëruar se do të vazhdojnë me të gjitha procedurat ligjore dhe do ta paraqesin çështjen në PZAP.

Lexo po ashtu Limaj: PDK dhe LDK dëshirojnë të heshtin zërin e vlerave kombëtare në Kuvend, do ta fitojmë edhe këtë beteje

Ndërsa nga Nisma ka reaguar kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj i cili e ka cilësuar si sulm të paprecedentë që po bëhet ndaj partisë së tij dhe ndaj procesit demokratik. /Telegrafi/

Exit mobile version