Telegrafi

Nga pushimet me të dashurën në Greqi, Fero paralajmëron projektin e ri

Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: Instagram/fero)

Reperi nga Gjilani, Fero, tash e disa muaj është duke e shijuar romancën me partneren e tij, Arbenita Ismajlin. Dyshja momentalisht janë në pushime në Greqi, ku po kalojnë kohë mjaft të mirë pranë njëri-tjetrit. 

Fero është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku ndan momente të lumtura e mjaft të veçanta me ndjekësit e tij. Krahas imazheve me Arbenitën, ai ka njoftuar fansat se së shpejti po vjen me këngë të re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fero

“Ride or Die, së shpejti”, ka shkruar Fero në videon e publikuar në Instagram.

Disa ditë më parë çifti “provokoi” përdoruesit e rrjeteve sociale me një postim që ishin ndarë, por që në fund rezultoi se ishte një shaka e cila nxori në pah sipas Arbenitës, të gjithë urrejtjen e njerëzve.

Ndryshe, lidhja mes tyre u zbulua në muajin tetor të vitit të kaluar përmes disa fotografive të përbashkëta. /Telegrafi/