Telegrafi

Arta Nitaj ia dedikon disa fjalë vetes: Faleminderit që je e fortë dhe e guximshme

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, javë më parë ka qenë duke shijuar pushimet në Spanjë.

Pas Barcelonës, ajo publikoi disa imazhe të reja nga Italia e krejt në fundit duket se ndodhet në Greqi.

Zeshkania ka shpërndarë së fundmi një imazh nga Santorini në Instagram, ku ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese me një prapaskenë të mahnitshme.

Mes tjerash, bukuroshja shqiptare i është drejtuar edhe me disa fjalë vetes pavarësisht komenteve që merr.

Lexo po ashtu Nga Spanja, Arta Nitaj vazhdon pushimet në Itali

“Për mua: Faleminderit që je i fortë dhe i guximshëm”, ka thënë ajo.

Të shumta qenë komentet, me reagimet pozitive të ndjekësve rreth fizikut atraktiv që gëzon.

Postimi po ashtu mblodhi mijëra klikime për vetëm pak minuta. /Telegrafi/