Site icon Telegrafi

Nga pushimet në Amerikë, Arta Nitaj sjell poza atraktive para pasqyrës

Arta Nitaj është ndër femrat më të komentuara nga mediat rozë dhe kjo edhe për faktin se në rrjetet sociale shpesh herë dinë të paraqitet provokuese.

Modelja e njohur njihet për linjat e saj trupore për të cilat ajo përkujdeset në maksimum me ushtrime intensive në palestër.

Bukuroshja nga Peja këtë kohë po qëndron në New York dhe nga atje ka postuar imazhe dhe video të ndryshme.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Së fundmi, Arta është paraqitur atraktive me poza para pasqyrës, teksa theksoj format trupore në veshje plot stil.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

E veshur me një bluzë të shkurtër të cilën e kombinoi me xhinse dhe pallto të zezë, Arta dukej në formë të mirë dhe tejet tërheqëse.

Ndërkohë, kujtojmë që projekt i fundit i Artës ishte paraqitja në videoklipin e këngëtares Dafina Zeqiri dhe Ron “Murder on the dancefloor”. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/Instagram
Exit mobile version