Telegrafi

Nga Prishtina largohen Mërgim Pefqeli dhe Arbër Hoxha

Mërgim Pefqeli dhe Arbër Hoxha nuk kanë pranuar ofertat nga klubi i Prishtinës dhe kanë vendosur të largohen.

Dy futbollistët e repartit ofensivë nuk kanë mbetur të kënaqur me kushtet që ia ka ofruar klubi kryeqytetas.

Kësisoj si Arbër Hoxha ashtu edhe Mërgim Pefqeli synojnë të luajnë në ndonjë skuadër tjetër.

Lajmi është konfirmuar nga FC Prishtina, që ka publikuar se nuk kanë vazhduar me Hoxhën dhe Pefqelin.

“Mërgim Pefqeli dhe Arbër Hoxha nuk kanë pranuar ofertat nga klubi dhe kanë vendosur të largohen”.

“Ndërsa, Marjo Morina, Jamal Arago, Alen Jasharoski iu është skaduar kontrata dhe janë futbollistë të lirë. Kastriot Selmani edhe pse kishte kontratë edhe për gjashtë muaj, Prishtina e ka liruar me kërkesën e tij”.

“Pefqeli, sulmuesi i krahut 25 vjeç, është fëmijë i Shkollës së futbollit të FC Prishtina dhe 3 vitet me fanellën e parë ka regjistruar 83 paraqitje (27 zëvendësuar/41 zëvendësues), 11 gola dhe 2 asistime”.

“Hoxha, sulmuesi i krahut, 20 vjeç, me Prishtinën në 3 edicione ka regjistruar 50 paraqitje (11 zëvendësuar/31 zëvendësues), 5 gola dhe 4 asistime”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër. /Telegrafi/