Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i ka reaguar drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tentoi ta paraqiste Vuçiqin si ruajtës të paqes.
Vela i ka replikuar Petkoviqit përmes një cicërime në Twitter, duke i përmendur të kaluarën e Vuçiqit dhe kohën kur ai ishte në listën e zezë të Bashkimit Evropian.
”Pjesa tjetër e rajonit nuk ka një kujtesë kaq të shkurtër si ju. Pra, na kurseni leksionet tuaja. Ne i kujtojmë shumë mirë ditët “radikale” të Vuçiqit kur ai i shërbeu “paqes” në rajon, gjë që i dha atij një vend në listën e zezë të BE-së në vitin 1999!”.
“Ju nuk mund ta zbardhni të kaluarën e tij, edhe nëse jeni përpjekur”, ka shkruar Vela.
Paraprakisht, Petkoviq në Twitter kishte shkruar se “Vjosa Osmani nuk e humb rastin të sulmojë Vuçiqin për shkak të përkushtimit të tij për paqen dhe bashkëpunimin rajonal”.
“Janë fjalë të panjohura në Prishtinë, atje dinë vetëm gjuhën e urrejtjes. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ata janë kundër konceptit të ‘Ballkanit të Hapur”, kishte thënë ai. /Telegrafi/
The rest of the region doesn’t have such a short memory like you. So, spare us your lectures.
We remember very well Vučić’s “radical” days when he served “peace” in the region, which earned him a place in EU’s blacklist in 1999!
You can’t whitewash his past, even if you tried. https://t.co/HNapoPBEBy
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 30, 2022