Telegrafi

Nga prapaskenat e “I Love Tropoja”, Enca vë në plan të parë gjoksin teksa shfaqet me armë në dorë

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundmi ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë dhe si shkak për këtë është bërë sfida e saj prej aktoreje.

Ajo për herë të parë është shfaqur në një film, teksa vjen në një rol po ashtu mjaft provokues në “I Love Tropoja”- film ky i realizuar nga aktori dhe komediani i njohur Ermal Mamaqi.

Duke qenë se momentalisht është në top formë, 24-vjeçarja ka vendosur që të sjellë disa imazhe nga prapaskenat e këtij filmi që është xhiruar në Tropojë.

“Adela në Çropojë”, është përshkrimi i imazheve, ku shfaqet me armë në dorë dhe në plan të parë ka vënë gjoksin, për të cilin flitet vazhdimisht.

Lexo po ashtu Enca thotë se do pranonte të luante një pjesë erotike në një film

Ndërkohë që të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të saj që përveç dukjes kanë vlerësuar tejet shumë edhe talentin e Encës në aktrim.

Ndonëse ky është roli i parë, ajo po ecën mjaft mirë dhe siç ka deklaruar do e shohim edhe në filma tjerë.

Në anën tjetër, muzika për të mbetet akoma primare dhe se është duke punuar në projekte të reja, pas atij “Amor” që e solli në muajin janar. /Telegrafi/