Telegrafi

Nga plumbi që erdhi prej ahengut në një fshat tjetër, banorit të Gremnikut të Klinës iu dëmtua vetura – policia sjell detaje

Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacionin Policor në Klinë, të mërkurën është njoftuar nga ankuesi se në fshatin Gremnik-Klinё, dikush ia kishte dëmtuar veturën të cilën e kishte të parkuar në oborrin e tij.

Në njoftimin për media thuhet se Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.

“Në afërsi të automjetit është gjetur një predhë e një fisheku me të cilën dyshohej se është goditur vetura”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, nga hetuesit është vërejtur se nga një aheng në fshatin Qupevё-Klinё, nga dyshohej se kishte ardhur predha është identifikuar i dyshuari i cili kishte shtënë me armë.

Nga i njëjti është sekuestruar: njё armё pistoletё cal: 7.65mm, një karikator i së njëjtës armë, një gёzhojё dhe njё predhё.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhër tё prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orё. /Telegrafi/