Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Kosovës, Donat Rrudhani.
Reprezentuesi dardan ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë.
Rrudhani ka folur për kohën ku si 12-vjeçar i është dashur të largohet nga Kosova, duke përfunduar edhe në burg.
Si e nënshkroi kontratën e parë profesionale dhe si klubi ia dyfishoi pagën.
Atmosfera nga mëngjesi deri në mbrëmje me muzikë tallava me futbollistët shqiptarë.
Prapaskenat se si u ftua nga Kosova dhe momenti më të mirë me Dardanët.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Rrudhani i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/