Site icon Telegrafi

Nga Pamuk në Pambuk, ministrja Nagavci ia huq mbiemrit të shkrimtarit turk

Foto: Arkiv

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën në hapjen e Panairit të 24-t të Librit “Prishtina 2024”, ia huqi mbiemrit të poetit turk, Orhan Pamuk, duke ia shqiptuar Pambuk.

Në një deklaratë të saj për Klan Kosovën, në të cilën po tregonte se ishin duke diskutuar për tekstet dhe librat e Orhan Pamukut, ajo ia huqi mbiemrit duke ia shtuar dhe një shkronjë.

“….po diskutojmë për tekstet e Orhan Pambukut, librat që kryeministri…kështu që plotë shumë zgjidhje”, ka thënë Nagavci.

Lexo po ashtu Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk: I interesuar për Kosovën e shqiptarët, shkruam hyrjen e kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme

Kujtojmë që kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi ku edhe takoi shkrimtarin e njohur Orhan Pamuk për të cilin i entuziazmuar kishte thënë se shkrimtari ishte i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version