Telegrafi

Nga Onana te Kluivert: Kështu mund të jetë formacioni i Ajaxit deri në vitin 2020 (Foto/Video)

Ajaxi nuk arriti të shpallet kampion në Holandë para Feyenoord, por ata arritën të bëjnë paraqitje fantastike.

Lojtari kryesor i tyre është 19-vjeçari Kasper Dolberg, i cili ka shënuar  23 gola dhe shtatë asistime këtë sezon në 46 ndeshje në të gjitha garat Ajaxit.

Të shtunën ndaj Willien, Ajaxi u fut në histori të Eredivisie duke pasur formacionin më të ri startus, ku mosha mesatare ishte 20 vjet e 139 ditë.

Pasi aktualisht Ajaxi ka shumë lojtarë të rinj të talentuar, më poshtë keni formacionin e mundshëm të tyre deri në vitin 2020 në rast se nuk i largojnë lojtarët:

Portier: Andre Onana

Mbrojtës i djathtë: Deyovaisio Zeefuik

Qendër mbrojtës: Davinson Sanchez

Qendër mbrojtës: Matthijs de Ligt

Mbrojtës i majtë: Daley Sinkgraven

Mesfushor qendror: Frenkie de Jong

Mesfushor: Donny van de Beek

Sulmues anësor: David Neres

Sulmues: Kasper Dolberg

Sulmues anësor: Justin Kluivert

/Telegrafi/