Telegrafi

Nga një përplasje për top, shpërtheu përleshja mes Carrascos dhe lojtarit të Feyenoordit – u dashtë të ndërhynte edhe Diego Simeone

Yannick Carrasco është përjashtuar gjatë ndeshjes së Atletico Madridit me Feyenoordin në një takim miqësor.

Në kundërshtim me aspektin e lojës si miqësore para sezonit, tensionet ishin dukshëm të larta me belgun që kishte një përplasje të ashpër me Tyrell Malacia.

Me nikoqirët holandezë që kryesuan 1-0 në minutën e 39-të, falë golit nga Bryan Linssen, sulmuesi i Atleticos u ndëshkua me karton të kuq, kur u përpoq të merrte topin nga lojtari i Feyenoordit pranë flamurit të këndit.

Pas disa përballjeve të nxehta dhe driblimeve, Malacia përfundimisht arriti ta largonte topin, por Carrasco që u rrëzuar, goditi atë me këmbë.

Kjo, me sa duket, ishte shkëndija e fundit për të ndezur përplasjen fizike sepse Carrasco u zemërua shpejt pranoi kartonin e kuq, shkaku që goditi 21-vjeçarin e rrëzuar.

Por, Carrasco nuk e përfundoi me kaq, duke u përleshur fizikisht më pas me Malacia dhe kjo e bëri edhe më bindës përjashtimin e tij nga loja.

U dasht të ndërhynin bashkëlojtarët, për më tepër edhe Diego Simeone, që të qetësohej situata.

Një skenë vërtetë e rrallë në një takim miqësor, e që gjakrat ishin tejet të tensionuar edhe më tej gjatë ndeshjes. /Telegrafi/