Stephen Hawking ishte një nga kozmologët më të mirënjohur në botë, një mrekulli mjekësore, dhe ndoshta një nga njerëzit që u mor më së shumti edhe me galaktikën.
Pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të sëmundjes neurone motorike në 1964 në moshën 22 vjeç, atij iu dha vetëm disa vjet për të jetuar.
Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përkundër të gjitha pretendimeve të mjekëve, profesor Hawking festoi 70 vjetorin e tij gati gjysmë shekulli më vonë, si një nga shkencëtarët më të shkëlqyer dhe më të famshëm të epokës moderne.
Ai vdiq sot në shtëpinë e tij në Kembrixh, në moshën 76 vjeç, dhe fjalë të mëdha për kontributin e tij kanë ardhur nga e gjithë bota.
Ndërkohë, mediat kanë publikuar fotografi, në të cilat thuhet se paraqitet jeta e tij si një nxënës, pranë motrave të tij, deri tek “lundrues në hapësirë”.