Telegrafi

Nga një nënë beqare me dy martesa të dështuara, në profesoreshë universiteti, Angela Martini rrëfen historinë frymëzuese të nënës së saj

Foto: Angela Martini/Instagram

Modelja e famshme, Angela Martini, është larguar nga Shqipëria kur ishte vetëm 10 vjeçe.

Kërkesa për një jetë më të mirë e kishte detyruar nënën e saj, që bashkë me dy fëmijët të largohej jashtë vendit, për të nisur një jetë të re.

Angela më pas u bë një modele e suksesshme, pasi që në moshë të re nënshkruajti kontratë me NEXT Model Managemen, në Miami.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, ajo në një intervistë për “HauteLiving”, Angela ka rrëfyer për sukseset e saj në fushën e modës, dhe jetën e saj në përgjithësi.

Ajo gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur vuajtjet e nënës, e cila kishte sakrifikuar gjithçka për fëmijët e saj, dhe ia kishte dalë mbanë.

“Nëna ime është modeli im . Si një grua 47 vjeçare, beqare me dy fëmijë, ajo u largua në varfëri nga Shqipëria, pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo po luftonte me shumë probleme, të ardhura prej vetëm 60 dollarësh në muaj dhe 2 martesa të dështuara. Ajo vazhdoi të bëhet një profesoreshë e respektuar e Universitetit në Cyrih, gjeti dashurinë e vërtetë të jetës së saj, një pagë të madhe sipas nivelit të saj dhe përfundimisht u shpërblye me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë !! Pastaj thjesht i bëra vetes pyetjen: Cili është justifikimi im?”, ka thënë ndër të tjerash Martini. /Telegrafi/