Telegrafi

Nga një muaj paraburgim tre personave që u zunë me 12 kilogramë drogë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Gj. K., K. Z. dhe S. H., në kohëzgjatje prej një muaji.

Të pandehurit Gj. K. dhe K. Z. shtetas të Shqipërisë dhe S. K. shtetas i Kosovës, më 21 mars në orën 17:40 minuta në Gjilan, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë të Drejtorisë së Hetimeve Kundër Trafikimit të Narkotikëve, në veturën e të pandehurve është gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej 12 kilogram e 453.3 gram.

Me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge.