Site icon Telegrafi

Nga një muaj paraburgim për tre të dyshuar për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim kundër tre të pandehurve M.C., N.SH., dhe H.SH., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.C duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme për përfitime të tij materiale së bashku me dy të pandehurit N.SH dhe H.SH.

Lexo po ashtu Haradinaj: Nëse ngritët aktakuzë mbi dyshimet për keqpërdorime, do ta shkarkoj zv/ministrin Musa Cena

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër këtyre tre të pandehurve është e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Po ashtu ekziston rreziku se po të lihen në mbrojtje në liri të pandehurit do të mund të ndikojnë në njeri-tjetrin për të koordinuar mbrojtjen e tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Exit mobile version