Telegrafi

Nga një lojtar që e kishte futbollin ‘në duart’ e tij, në një lojtar që ndërroi 10 klube brenda gjashtë vitesh: Halilovic rikthehet aty ku e filloi

Alen Halilovic u rrit mes pritshmërive të mëdha. Ai u konsiderua si trashëgimtari potencial i Luka Modric dhe kjo zgjoi interesin e të gjithë klubeve të mëdha të Evropës. Më në fund ishte Barcelona ajo që e transferoi, pasi i pagoi pesë milionë euro Dinamo Zagrebit për nënshkrimin e tij në vitin 2014.

I riu kroat bëri debutimin e tij në Kupë me Barçën e Luis Enriques më 15 janar të vitit 2015, por asgjë nuk ishte ashtu siç dukej. Në fakt ai nuk luajti më me ekipin e parë.

Në 2015-16 ai u huazua te Sportingu dhe debutoi në Kategorinë e Parë, në moshën 19 vjeç e dy muaj, nën drejtimin e Abelardo. Në Gijon ai luajti 37 ndeshje (5 gola dhe 5 asistime) përpara se të largohej për në Hamburg në vitin 2016.

Në Bundesligë nuk u përshtat. Ai u largua, sërish në formë huazimi, te Las Palmas dhe në vitin 2018 nënshkroi me Milanin, me të cilin mezi përfundoi 60 minuta në Ligën e Evropës. Dy huazime të tjera, te Standard dhe Heerenveen, ishin periudhë ku përfundoi pa ekip për herë të parë në karrierën e tij.

Ai u shpëtua nga Birmingham City për të luajtur në Championship. Skuadra e tij e fundit ishte Reading, gjithashtu nga Kategoria e Dytë angleze.

Në moshën 26-vjeçare, pasi ka kaluar në dhjetë skuadra që nga viti 2014, ai ka vendosur të rikthehet në aty ku filloi gjithçka. Halilovic kthehet në Kroaci për të luajtur për NK Rijekan.

Lexo po ashtu U përshkrua si 'Messi i ri' - Alen Halilovic po e prek fundit me kalimin e tij te skuadra angleze

“Kam qenë në kontakt me Rijekën për një kohë të gjatë. Doja të kthehesha në Kroaci dhe jam i lumtur që jam këtu”, ka rrëfyer Halilovic në prezantimin e tij.

“Sezonin e kaluar e ndoqa ligën nga afër, më shumë se kurrë, dhe ishte shumë interesante. Ky është një motivim edhe më i madh. Është një ekip i mirë dhe ka një atmosferë të mirë”, shtoi ish-lojtari i Barcelonës. /Telegrafi/