Chiara Ferragni dikur njihej vetëm si bllogere, ndërsa sot ka ndërtuar biznesin e saj, i cili njihet në mbarë botën.
Ylli i “The Blonde Salad” themeloi blogun e saj në vitin 2009, i cili në fillim edhe nuk është mirëpritur mirë , por Chiara ishte e vetëdijshme, prandaj ka treguar për VF Style: “Disa më donin dhe disa më urrenin, mirëpo ata të gjithë më ndjekin mua”.
28-vjeçarja aktualisht zhvillon biznesin e saj në Los Angeles dhe Milano prej edhe nga vjen.
Brendi i saj, i cili mban emrin ‘Chiara Ferragni’ posedon këpucë, çanta dhe aksesorë të cilat janë prej më të kërkuarave në mbarë botën.
Telegrafi ju a sjell Chiaran përmes fotografive të saja më të klikuar në Instagram, ku ajo posedon mbi gjashtë milion ndjekës. /Telegrafi/