Telegrafi

Nga një avion privat, Era Istrefi me lëvizje provokuese bën paralajmërimin e këngës së re “Bebe”

Ajo prej vitesh është duke i munguar skenës muzikore shqiptare dhe jo vetëm kaq.

Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme, Era Istrefi, e cila që një kohë ka bërë një shkëputje nga muzika.

Sido që të jetë, ylli i estradës duket se ka punuar për këngë të reja dhe se së shpejti do të rikthehet me prurjen e radhës.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

27-vjeçarja së fundmi ka publikuar disa imazhe e video nga një avion privat, ndërkohë që interpreton një pjesë të projektit të saj të ri që siç shihet do të quhet “Bebe”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Krijuesja e një sërë hitesh nuk ka dhënë më shumë detaje, rreth asaj se kur do të lansohet kënga.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

Por, besohet që mezi po pritet nga fansat dhe se do të shndërrohet në një hit muzikor.

E fundit krijimtari e realizuar nga Istrefi mbetet “No Maybes”, që e solli në mars të vitit 2020 në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. /Telegrafi/