Telegrafi

Nga një asistim i Mustafit, Martinelli barazon rezultatin për Arsenalin ndaj Chelseat

Arsenali e ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.

The Blues kishin kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Jorginho në minutën e 28-të.

Por, epërsia e Chelseat u shua në pjesën e dytë, pasi Gabriel Martinelli shënoi një gol të bukur.

Sulmuesi brazilian u asistua nga Shkodran Mustafi që largoi nga mbrojtja një top të rrezikshëm, për ta mposhtur më pas Kepa Arrizabalagan në minutën e 64-të. /Telegrafi/