Telegrafi

Nga një asistim magjik i Salah, Mane ndëshkon Manchester Cityn

Liverpooli e ka filluar furishëm pjesën e dytë në derbin ndaj Manchester Cityt që po luhet në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Derisa 45 minutat e parë përfunduan 2-1 për Citizens, The Reds i kanë barazuar sërish shifrat ndaj kampionit në fuqi.

Ishte minuta e 46-të e takimit, kur Mohamed Salah asistoi për Sadio Manen,që shënoi për 2-2.

Ky ishte goli i 13-të për senegalezin, ndërsa është duke u zhvilluar një futboll spektakolar në “Etihad Stadium”. /Telegrafi/