Më 15 gusht, Ariane 5 fluturoi për herë të parë që nga mbyllja që erdhi si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Dhe gjatë kohës së ngritjes së saj, fluturonte edhe një aeroplan udhëtarësh në hapësirën e Amerikës, nga Guiana për në Paris, përcjell Telegrafi.
Raketa u ngrit me dy satelitë telekomunikues në bord.
Lëshimi i raketës nga pamja e një zogu
Në të njëjtën kohë, një Air France Boeing 777 ishte duke shkuar nga Guiana franceze për në Paris.
Pilotët e aeroplanit të pasagjerëve morën kamerat e tyre dhe filmuan momentin e lëshimit të raketës.
Njëri nga 3 pilotët e publikoi klipin në YouTube dhe Instagram.
Ju mund të shihni se si retë rreth hapësirës hapësinore janë ndriçuar nga motorët e ndezur të raketës. /Telegrafi/