Pritet që ndërmjetësi në kontestin me emrin, Matthew Nimetz ta caktojë datën e takimit mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe të Greqisë në New York, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në lidhje me raundin e anuluar të bisedimeve që ishte paralajmëruar për fillim të javës së ardhshme.
“Unë ndava një informacion gjatë vizitës në vendet e huaja. Jemi transparent, e thash atë që e kisha. Mbledhjen e cakton Matthew Nimetz. Që në mbrëmjen e ditës së njëjtë më arriti një informacion se është anuluar, me siguri nga dikush prej përfaqësuesve që marrin pjesë në ekip. Takimi është menduar me qëllim që ndërmjetësi Nimetz, i cili është organizator i saj, të shihet me ekipet negociuese, nuk është në nivelin politik të ministrave, kryeministrave, kryetarëve të shteteve dhe ngjashëm. Për këtë do të presim që ai t’i konfirmojë datat përfundimtare”, tha Zaev./Telegrafi/