Site icon Telegrafi

Nga nesër mot më i ngrohtë, temperaturat do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, më të përqendruara rreth maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version