Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendimin që të ketë orë policore në territorin e gjithë vendit.
Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5 në mëngjes deri më 22 mars.
“Bëhet fjalë për më pak se dy javë, përkatësisht 12 ditë. Përveç kësaj, ka kufizime edhe për karantinë 14 ditore për personat që kthehen nga vendet afrikane”, tha kryeministri Zaev.
Ndryshe, kjo masë qeveritare vjen pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/