Mbi 100 lloje të farave të çertifikuara organike të kulturave të kopshtarisë, shëruese dhe të mëlmesave, drithërave dhe luleve do të jenë të kapshme në tregun e Maqedonisë prej marsit të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Kjo është paraparë me Marrëveshjen që e nënshkruan distribuesi ‘Evgeni’ dhe prodhuesi zviceran ‘Sativa Reinau’.
Sipas pronait zvicerian, Amadeus Shunke, në Maqedoni ekzistojnë kushte të shkëlqyeshme për prodhim të prodhimeve organike, por edhe për prodhim të materialit cilësor faror.
Ky bashkëpunim është realizuar në kuadër të aktiviteteve për avancimin e tregut të prodhimtarisë organike në Maqedoni të programit zviceran për rritje të punësisë së tregut (IME), ku më tej do të shqyrtohen edhe mundësitë për mbrojtje dhe komercializim të llojeve të caktuara farore nga Maqedonia. /Telegrafi/