Telegrafi

Nga Mourinho te futbollistët, të gjithë te Roma të gëzuar me Kupën e Botës të fituar nga Dybala

Argjentina ka fituar Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, pasi ka mposhtur Francën në ekzekutim të penalltive 4-2.

E kontribut të madh për këtë trofe dha edhe Paulo Dybala që realizoi penalltinë e dytë në këtë sfidë.

Ylli i Romës ka pasur edhe mbështetjen e gjithë klubit të tij, pasi te Giallorosët të gjithë kanë përkrahur Argjentinën në Kupën e Botës.

Faqja zyrtare e Romës ka publikuar një video ku shihen nga trajneri Jose Mourinho tek shokët e skuadrës së Dybalas duke shikuar ekzekutimin e penalltive.

Në momentin që Dybala shënoi nga pika e bardhë të gjithë u ngritën në këmbë për të festuar.

Video në fjalë është bërë virale në rrjet, derisa Dybala ka falënderuar klubin e tij për përkrahjen. /Telegrafi/