Nga mesnata (17 prill) ka hyrë në fuqi qarkullimi me letërnjoftime biometrike mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Zyrtarët e vendkalimeve kufitare Bllacë dhe Jazhincë i thanë të televizionit publik se vendimi ka filluar të zbatohet që nga minutat e parë të ditës së sotme.
Ata kanë shtuar se qytetarëve gjatë kalimit të kufirit u kërkohet vetëm letërnjoftimi biometrik dhe jo pasaporta.
Paraprakisht, Marrëveshja për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime është nënshkruar nga ministritë e jashtme të Maqedonisë dhe Kosovës dhe më pas është ratifikuar nga parlamentet e të dyja vendeve.
Sot ky akt i fqinjësisë së mirë midis dy vendeve do të shënohet edhe me një ceremoni në hapësirën midis dy doganave në Han të Elezit.