Telegrafi

Nga mesi i fushës – Sergio Busquets me shumë klas e vendosi Leo Messin vetëm përballë portierit

Barcelona e demoloi Real Sociedadin në javën që shkoi me rezultat 6-1.

Përballja që u zhvillua në kuadër të javës së 28-të në La Liga, solli një tjetër paraqitje spektakolare nga katalunasit.

Lionel Messi nuk kishte se si të mungonte me golat dhe asistimet e tij, mirëpo që edhe pranoi një të tillë.

Sergio Busquets mund të thuhet se po shkon në perëndim të karrierës së tij, mirëpo niveli i tij i lartë i lojës vazhdon të jetë i pranishëm.

Ishte minuta e 56-të e takimit, kur mesfushori spanjoll lëshoi një asistim magjik për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, me këtë të fundit që e përfundoi me sukses aksionin.

Messi e mbylli takimin me dy gola, të njëjtën gjë e bëri edhe Sergino Dest, derisa vend në listë kishte edhe për Antoine Griezmannin dhe Ousmane Dembelen. /Telegrafi/