Rashel Kolaneci ka qenë njëra prej pjesëmarrësve në edicionin e kësaj fundjave të emisionit Shiko kush Luan.
Në njërën prej lojërave, bukuroshja ishte përballë këngëtarit Ermal Fejzullahu, në të cilën këmbenin pyetje.
Njëra nga pyetjet për Rashelin ishte që të thoshte emrat e dy meshkujve shqiptarë që e kanë ngacmuar.
Ajo fillimisht për shaka tha Dren Abazi dhe Lumi B (që ishin pjese e emisionit), mirëpo drejtuesja Luana Vjollca nuk e pranoi këtë përgjigje.
Pasi u mendua, Rashel tha emrin e Ermal Mamaqit, drejtuesit të emisionit Xing me Ermalin.
Kolaneci ishte pjesë e emisionit të Mamaqit, programi ku mori famë sezonin e kaluar dhe e nisi me sukses këtë sezon. Ajo u largua në tetorin e kaluar duke mos dhënë detaje për arsyen e largimit.
Rashel ndryshe njihet si një ndër boksieret më të bukura shqiptare. Ndryshe, bukuroshja njihet si një ndër boksieret më të bukura shqiptare.
Ajo është kampione aktuale ‘kick-boksit’ shqiptar dhe me dinjitet e përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/