Telegrafi

Nga mesdita, Olti fillon garimin e tij në not

Foto: Kosovo Olympic Committee/Facebook

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku nuk ia doli të kalonte në rrethin tjetër të Lojërave Olimpike, duke u mposhtur në sfidën e parë.

Në orën 06:24, Sadiku filloi garimin e saj, mirëpo u mposht nga britanikja Caroline Dubois.

Edhe bëri një luftë të ashpër dhe tentoi të befasonte në disa raste kundërshtare, Sadiku nuk ia doli, derisa për Kosovën sot në plan është edhe një garim.

Në 100 metra stil te lirë është Olt Kondirolli që do të fillojë garën në ora 12:07 të mesditës.

Kujtojmë se nga gjashtë atletë kosovarë që kanë garuar, vetëm Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pasur kapacitetin për tu kurorëzuar me medalje. Të dy xhudistet janë shpërblyer me të Artën.

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” zhvillohen një vit më vonë për shkak të situatës së atëhershme me COVID-19. /Telegrafi/