Melania Trump dhe Zonja e Parë e Argjentinës, Juliana Awada u takuan së bashku në samitin e G20 në Buenos Aires sot (e premte).
Melania, 48 vjeçe, dukej elegante në një veshje me lule në vlerë prej 4,900 dollarësh nga marka “Gucci”, ndërsa mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në kryeqytetin argjentinas.
Juliana, 44 vjeçe – gruaja e presidentit argjentinas Mauricio Macri, zgjodhi një fustan të bardhë për këtë rast, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Zonja e parë franceze Brigitte Macron, 65 vjeçe, gjithashtu zgjodhi një fustan të bardhë për rastin, ndërsa Sophie Trudeau, 43 vjeçe, gruaja e kryeministrit kanadez, dukej elegante në një fustan blu dhe të bardhë.
Melania, e cila kombinoi fustanin e saj me lule me një palë këpucë të gjelbra dukej e buzëqeshur, ndërsa u përshëndet nga Zonja e Parë e Argjentinës, Juliana në samitin e G20-ës sot.
Dyshja u fotografuan përkrah të ftuarave speciale nga të gjitha shtetet.
Të ftuara në takim ishin zonja e parë turke Emine Erdogan, bashkëshortja e kryeministrit Lee Hsien, Loong Ho Ching, bashkëshortja e kryeministrit japonez Shinzo Abe, Akie Abe dhe zonja e parë e Koresë së Jugut Kim Jung-sook.
Gruaja e presidentit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, Malgorzata Tusk gjithashtu dukej elegante në një fustan blu.
Zonja e parë e botës, Melania Trump mbërriti në Buenos Aires të enjten, përpara samitit dy-ditor, i cili filloi sot.
Mbretëresha Maxima e Holandës gjithashtu mbërriti për samitin të enjten, duke u kthyer në origjinën e saj, në Argjentinë.
Nuk kishte se si të mungonte as kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila mbërriti në Buenos Aires të enjten.
Në kuadër të Samitit G20 do të organizohen dy ditë bisedime midis 19 vendeve udhëheqëse dhe BE-së.
Kjo është hera e 13-të e takimit të G20 dhe hera e parë që takimi ka ndodhur në Amerikën e Jugut.
Vendet anëtare të grupit janë: Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/