Nuk ka dyshim se Liga e Kampionëve është një prej garave më prestigjioze në futbollin botëror. Secilin sezon, aty konkurrojnë lojtarët më të mirë në planet, në përpjekje për ta fituar trofeun.
Është një garë elitare dhe një vend ku talentët e rinj mund të bëjnë emër që i paraprin një karriere të suksesshme. Ëndrra e të gjithëve padyshim është të shënojnë gola në këtë kompeticion në moshë shumë të re.
Më poshtë jua sjellim 11 golashënuesit më të rinj në Ligën e Kampionëve të shekullit 21:
Ansu Fati | Barcelona
Mosha: 17 vjet 01 muaj 09 ditë
Ndeshja: Inter 1-2 Barcelona*, dhjetor 2019
Mateo Kovacic | Chelsea
Mosha: 17 vjet 07 muaj 01 ditë
Ndeshja: Dinamo Zagreb* 1-7 Lyon, dhjetor 2011
Cesc Fabregas | AS Monaco
Mosha: 17 vjet 07 muaj 03 ditë
Ndeshja: Arsenal* 5-1 Rosenborg, dhjetor 2004
Bojan Krkic | Montreal Impact
Mosha: 17 vjet 07 muaj 04 ditë
Ndeshja: Schalke 0-1 Barcelona*, prill 2008
Martin Klein | pa klub
Mosha: 17 vjet 07 muaj 25 ditë
Ndeshja: Panathinaikos 2-1 Sparta Pague*, shkurt 2002
Breel Embolo | Borussia Monchengladbach
Mosha: 17 vjet 08 muaj 21 ditë
Ndeshja: Basel* 4-0 Ludogorets, nëntor 2014
Aaron Ramsey | Juventus
Mosha: 17 vjet 09 muaj 25 ditë
Ndeshja: Fenerbahce 2-5 Arsenal*, tetor 2008
Karim Benzema | Real Madrid
Mosha: 17 vjet 11 muaj 17 ditë
Ndeshja: Lyon* 2-1 Rosenborg, dhjetor 2005
Alex Oxlade-Chamberlain | Liverpool
Mosha: 18 vjet 01 muaj 13 ditë
Ndeshja: Arsenal* 2-1 Olympiakos, shtator 2011
Mariyan Ognyanov | Hansa Friesoythe
Mosha: 18 vjet 01 muaj 28 ditë
Ndeshja: Levski Sofia* 1-3 Chelsea, shtator 2006
Kylian Mbappe | Paris Saint-Germain
Mosha: 18 vjet 02 muaj 01 ditë
Ndeshja: Manchester City 5-3 AS Monaco*, shkurt 2017
/Telegrafi/