Telegrafi

Nga Maroku e quajnë të kryer kalimin e Amrabat te Manchester United

Sipas një raportimi të gazetarit maroken Izem Anass, Manchester United ka arritur një marrëveshje me Fiorentinën për të nënshkruar me mesfushorin Sofyan Amrabat.

United ka qenë shumë i lidhur me nënshkrimin e reprezentuesit maroken në javët e fundit, pavarësisht se tashmë ka shtuar Mason Mount në opsionet e tyre të mesfushës këtë verë.

Shumë e konsiderojnë Amrabat si një opsion të përshtatshëm rezervë për Casemiron, madje edhe mund ta sfidojë brazilianin për vendin e titullarit.

Lexo po ashtu Manchester United bën ofertë zyrtare për Sofyan Amrabat

Erik ten Hag dhe mesfushori maroken kanë punuar së bashku më parë në Utrecht në Holandë.

Holandezi në kohën e tij në United ka shfaqur një preferencë për nënshkrimin e lojtarëve me të cilët është njohur si në rastet e Lisandro Martinez, Antony dhe së fundmi, Andre Onana.

Besohet se klubi anglez do të paguajë afro 40 milionë euro për shërbimet e lojtarit te Fiorentina. /Telegrafi/