Sipas një raportimi të gazetarit maroken Izem Anass, Manchester United ka arritur një marrëveshje me Fiorentinën për të nënshkruar me mesfushorin Sofyan Amrabat.
United ka qenë shumë i lidhur me nënshkrimin e reprezentuesit maroken në javët e fundit, pavarësisht se tashmë ka shtuar Mason Mount në opsionet e tyre të mesfushës këtë verë.
Shumë e konsiderojnë Amrabat si një opsion të përshtatshëm rezervë për Casemiron, madje edhe mund ta sfidojë brazilianin për vendin e titullarit.
Erik ten Hag dhe mesfushori maroken kanë punuar së bashku më parë në Utrecht në Holandë.
Holandezi në kohën e tij në United ka shfaqur një preferencë për nënshkrimin e lojtarëve me të cilët është njohur si në rastet e Lisandro Martinez, Antony dhe së fundmi, Andre Onana.
Besohet se klubi anglez do të paguajë afro 40 milionë euro për shërbimet e lojtarit te Fiorentina. /Telegrafi/