Me ndeshjen e fundit të javës së 14-të të Superligës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit, ku fitore shënuan vendasit me rezultat 3-1, filluan të qartësohen gjërat për këtë sezon.
Ballkani që pretendon ta mbrojë titullin, ka barazuar ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1, në një ndeshje që kryeqytetasit ishin më të mirë. Gjilani u kthye të fitoret, duke mposhtur Feronikelin 74 me rezultat 3-0.
Edhe Malisheva është kthyer të fitorja, duke mposhtur Dukagjinin në formë me rezultat 2-1. Në anën tjetër, Suhareka dhe Ferizaj kanë luajtur pa gola.
Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur formacionin e javës së 14-të në Superligën e Kosovës.
Portieri
Në portë është Faton Maloku, i cili bëri disa pritje të mëdha ndaj Llapit, duke e siguruar fitoren e ekipit të tij.
Edhe pse Llapi shënoi i pari, ai bëri disa pritje që nuk lejuan të shtohej rezultati, por edhe kur u barazua, apo Drita ishte në epërsi, ai nuk lejoi të hapej ndeshja.
Mbrojtja
Mbrojtja vjen me katër. Gerlab Smajli ishte më i miri i Ballkanit në barazim me Prishtinën.
Në qendër janë Besir Ramadani dhe Ardit Topalaj i Ferizajt, që bën ndeshje të mira për skuadrat e tyre.
Në të majtë është Reddy Ovouka, që edhe një herë ishte prej më të mirëve të Drita në fitoren ndaj Llapit.
Mesfusha
Në mesfushë janë dyshja Albert Dabiqaj dhe Etnik Bruti. Mesfushori i Dritës zhvilloi një ndeshje fenomenale, duke shënuar het-trik. Në anën tjetër, Brruti ishte prej më të mirëve në fitoren e Malishevës ndaj Dukagjinit.
Treshja pas sulmuesit janë Albin Prapashtica (Gjilani), Laurent Xhylani (Malisheva) dhe Najeeb Yakubu (Prishtina).
Sulmi
Në sulm është Leotrim Kryeziu i Prishtinës, i cili zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Ballkanit të cilën e kurorëzoi me gol.
Ai ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen e Ballkanit, ku ju krijoi shumë probleme.
Trajneri
Trajner i javës pa dyshim është Zekirija Ramadani i cili fitoi ndaj Llapit, duke e dominuar pothuajse gjatë gjithë kohës, duke marr një fitore të rëndësishme për objektivat e tyre.
/Telegrafi/