Në fundjavë janë mbyllur ndeshje e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar derbit dhe përballjet e forta.
Me këto ndeshje është mbyllur edhe rrethi i parë, nga katër sa zhvillohen në elitën e futbollit kosovar.
Gjilani ka pësuar humbje në shtëpi të premten nga Ferizaj me rezultat 2-1, duket mbetur prapa me objektivat. Prishtina ka marr një fitore të madhe si mysafir i Malishevës me rezultat 3-1, duke u afruar me kreun.
Në anën tjetër Feronikeli 74 ka arritur të marr një pikë në shtëpi në përballje me Dritën në ndeshjen që nuk prodhoi gola (0-0). Dukagjini ka marr një fitore të madhe në përballje me Llapin, duke triumfuar me rezultat 1-0.
Derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës i ka takuar kampionit aktual që fitoi me rezultat 1-0.
Telegrafi Sport si gjithmonë ka zgjedhur më të mirët e xhiros.
Portier
Në portë është Faton Maloku i cili ishte padyshim më meritori që Drita doli me një pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi”.
Portieri gjilanas bëri disa pritje, por një në minutat e fundit ishte fantastike, që i solli pikën Dritës.
Mbrojtja
Qlirim Avdulli është në të majtë të mbrojtjes, pasi ishte ndër më meritorët që Ferizaj mori tri pikë në Gjilan. Ai asistoi në dy golat e shënuar.
Në qendër është Ron Raçi i cili bëri një debutim fantastik me Prishtinën, madje duke asistuar edhe në njërin nga golat. Në qendër është edhe Agron Bruqi, i cili bëri një ndeshje me notë të lartë për Feronikelin 74 që mori pikën e dytë këtë sezon.
Një vend në pozitën e mbrojtësit të djathtë e ka zënë Geralb Smajli i Ballkanit që bëri një ndeshje mjaftë stabile, ndërsa nisi aksionin.
Mesfusha
Në qendër të fushës janë dyshja, Albin Krasniqi i Prishtinës dhe Mërgim Pefqeli i Feronikelit 74.
Krasniqi ishte i jashtëzakonshëm ndaj Malishevës duke vallëzuar mes linjave, ndërsa një gol e asistoi, ndërsa një tjetër e nisi aksionin.
Në anën tjetër shpirti i Pefqelit edhe njëherë u vërejt, kësaj radhe kundër Llapit, ku arriti të fitojë shumë topa dhe të ndihmojë skuadrën në të dyja fazat.
Sulmi
Sa i përket sulmit, kësaj radhe vjen me katër. Në të majtë është i vendosur Edon Sadriu, i cili edhe njëherë në cilësinë e kapitenit i solli Ferizajt tri pikët.
Në të djathtë është Bleart Tolaj, shënuesi i vetëm i Ballkanit, që i solli tri pikë skuadrës së tij në derbin e Suharekës.
Pas sulmuesit kryesor është vendosur Hekuran Berisha, i cili me golin e tij i solli tri pikë Dukagjinit pas një kohe te gjatë.
Në krye të sulmit është i vendosur Sunday Akinbule i cili shënoi me Prishtinën dhe filloi rikthimin e madh ndaj Malishevës.
Trajneri
Kjo pozitë shkon për Jean Michel Cavallin e Prishtinës që e vendosi me këmbë në tokë Malishevën.
Në një ndeshje që ishte duke humbur, skuadra e tij e ktheu rezultatin, madje duke shënuar tri herë, gjë që nuk i kishte ndodhur Malishevës këtë vit.
Prishtina e tij aktualisht është e treta me 16 pikë dhe një fitore nga ndeshja e mbetur ndaj Dritës do t’ia siguronte pozitën e parë./Telegrafi/