Deputetja Drita Millaku e cila ishte nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje sot ka ndërruar parti. Ajo i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pasi aderoi në LDK, ajo ka ndërruar edhe ulësen në Kuvendin e Kosovës, në seancën që po mbahet ajo është parë e ulur në pjesën ku janë deputetët e LDK-së, transmeton Telegrafi.
Mirëseardhje në LDK, Millakut i ka uruar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara. Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”, ka shkruar Abdixhiku./Telegrafi/